Koronavirusi/ OBSH rekomandon marrjen e 6 masave konkrete nga qeveritë

25/03/2020 - 22:07

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatë Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në deklaratën e tij për mediat se vendet që kanë ndërmarrë politika kufizuese për qytetarët e tyre kanë krijuar një hapsirë që i jep kohë për veprim dhe kjo hapsirë duhet përdorur.

Ai i propozoi shteteve marrjen e 6 masave për të ndalur transmetimin e mëtejshëm të virusit.

“Ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ne rekomandojmë. Së pari, zgjeroni, trajnoni dhe vendosni në dispozicion të gjithë fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik; Së dyti, zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel e komuniteti; Së treti, rritni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testeve; Së katërti, identifikoni, adaptoni dhe pajisni infrastukturën që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët; Së pesti, zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet; Dhe e gjashta, përqendroni të gjithë qeverinë në shtypjen dhe kontrollin e COVID-19. Këto masa janë mënyra më e mirë për të shtypur dhe ndaluar transmetimin, në mënyrë që kur të hiqen kufizimet, virusi mos të rishfaqet”, tha kreu i OBSH-së.

Në masat e propozuara nga OBSH vihet re qartë se kërkohet që të gjitha kapacitetet e shtetit duhet të shkojën në luftën kundër koronavirusit. Përpos rritjes së personelit mjekësor dhe infrastukturës Dr. Adhanom kërkon gjithashtu rritjen e testimeve të cilat duhet të shërbejnë sic tha ai për të izoluar sa më shpejtë rastet e prekura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vaksina kundër koronavirusit ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët.

14 personat e parë që vdiqën në vijat e frontit kundër Covid-19 në Hubei, u nderuan zyrtarisht me titullin “dëshmor”.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në spitalet e Francës ka arritur në 4,503, një rritje prej 471 rastesh në 24 orë, por një shifër pak më

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur rekord sa i përket numrit të viktimave brenda 24 orëve nga koronavirusi.

Janë shtuar akoma më tej personat e infektuar me koronavirus në mbarë botën. Në të gjithë globin, deri tani numërohen afërsisht 1 milionë

569 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjev

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

British Airways njofton se do të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë duke filluar nga pilotët deri te personeli ndihmës. Sipas kompanisë,

Spanja ka shënuar një tjetër rekord negativ përsa i përket numrit të viktimave që kanë humbur jetën brenda një dite.

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të vrasë të gjithë personat që krijojnë shqetësime dhe thye