Rrugë e sheshe bosh, farmacistë me maska. Kjo është pamja e qytetit Kodonjo, Itali mëngjesin e 21 shkurtit. 

Pamjet janë filmuar me dron pas urdhrit për të mbyllur çdo aktivitet për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Siç raportojnë mediet italiane, deri më tani numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 45, ku 36 raste janë në Lombardi ndërsa 9 të tjerë janë regjistruar në Veneto.

Deri më tani në shtetin fqinj janë shënuar dy viktima, një në Veneto ndërsa viktima tjetër vdiq këtë mëngjes në Lobardi.

Italia ka marrë masa të rrepta për sa u përket kontrolleve në të gjitha pikat kufitare dhe doganore për të parandaluar përhapjen në masë të këtij virusi.

Numri i viktimave të shënuar në të gjithë botën përllogaritet në 2360, ndërsa të infektuar janë 77.662 të tjerë.