Pas Shqipërisë e Kinës, me Italinë janë solidarizuar edhe vende të tjera të Europës. Ditën e sotme, Polonia ka bërë me dije se po dërgon një ekip prej 15 mjekësh në Itali, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në spitalet e Brescias.

Mjekët janë nisur me një helikopter ushtarak dhe do të mbërrijnë sot në aeroportin e Bergamos, ndërsa lajmi është përshëndetuar edhe Ambasada polake në Romë.

“Polonia mbetet në anën e Italisë edhe në këtë betejë, siç ka qenë gjithmonë në histori. Duke dërguar mjekët e saj, Polonia dëshiron t’i japë mbështetje konkrete personelit shëndetësor italian, të cilët janë  rraskapitur nga fluksi i punës. Fryma e sakrificës së madhe me të cilën mjekët italianë po përballen meriton respektin më të madh duke u bërë një shembull për të gjithë Evropën. Ne duhet të rrinë së bashku,”– thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Të shtunën, Shqipëria dërgoi në Itali një ekip mjekësor prej 30 mjekësh, infermierësh dhe anestezistësh, veprim ky që u prit shumë mirë nga italianët, të cilët janë një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi.