Koronavirusi ka tejkaluar 2 mijë viktimat duke e çuar në 2012 të vdekur në më pak se dy muaj nga shfaqja e tij. Po ashtu në shtet tjetër si Irani ka konfirmuar dy rastet e para me këtë virus.

Mediat iraniane raportuan se në provincën Qom u konstatuan dy personat me koronavirus por nuk bëhet me dije nëse janë vendas apo të huaj.

Po ashtu vijon ‘tmerri’ në anijen kruizer të ‘Diamond Princess’ teksa janë 621 të prekur vetëm në anije, kurse 75 mijë në gjithë botën.