Koreja e Veriut thuhet se ka ekzekutuar një zyrtar të lartë për mosrespektim të rregullave të karantinës.

Një zyrtar i Koresë së Veriut u qëllua për vdekje pasi kishte shkuar në një banjë publike ndërsa duhej të qëndronte në karantinë për shkak të koronavirusit, raportojnë mediat britanike.

Zyrtari i tregtisë u arrestua dhe u ekzekutua menjëherë pasi rrezikoi përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse, sipas raporteve të mediave të Koresë së Jugut.

Burimet thanë se zyrtari ishte vendosur në izolim pasi udhëtoi në Kinë me liderin e vendit Kim Jong-un. Ai thuhet se ka injoruar kërcënimin e diktatorit për të “sunduar me ligj ushtarak” kundër kujtdo që braktisë karantinën pa miratim.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ende ndonjë rast të virusit, por ka ndërmarrë masa drastike për ta ndaluar përhapjen në kufirin e saj 880 milje të gjatë me Kinën.