Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandemia Covid-19.

727 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 13.155.

80.572 janë të prekurit nga koronavirusi, 2937 më shumë sesa një ditë më parë.

1118 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinjë, duke e çuar shifrën në total në 16.847.

Që nga fillimi i emergjencës në Itali janë regjistruar 110.574 persona pozitivë me Covid-19.