Koronavirusi ka vrarë britanikun e parë. Viktima e parë nga Britania e Madhe sipas mediave angleze ka humbur jetën në kroçerën “Diamond Princess”, e cila është kthyer prej javësh në karantinë.

Viktima është një burrë dhe është i gjashti person që humb jetën në të njëjtën anije nga koronavirusi. Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar janë 19 raste të prekur nga koronavirusi.

Kroçera “Diamond Princess”,  po mbahet në portin Yokohama të Japonisë që prej 5 shkurtit. Brenda kësaj kroçere janë të paktën 3.700 persona, ku ndër ta 600 janë të infektuar.