Nënkomisari i eskortës së kryeministrit italian Giuseppe Conte, Giorgio Guastamacchia ka ndërruar jetë në një spital në Romë për shkak të koronavirusit.

52-vjeçari Guastamacchia, baba i dy fëmijëve ishte infektuar disa javë më parë dhe pas shtrimit në spital i ishte nënshtruar intubimit.

Fatkeqësisht 52-vjeçari humbi betejën me koronavirusin pas impilikimeve pneumonike.

Në Itali numërohen 119,827 persona të infektuar dhe 14,681 viktima nga virusi vdekjeprurës Covid-19.