Kosta Rika nga 1 nëntori rihap kufijtë për turistët

17/10/2020 - 17:25

Kosta Rika do të hapë më 1 nëntor kufijtë për turizmin ndërkombëtar, të mbyllur që prej marsit për shkak të pandemisë, njoftoi qeveria.

Vendi që kufizohet nga Oqeani Paqësor dhe deti i Karaibeve filloi në mes të tetorit një proces rihapjeje me gjashtë vende të tjera të Amerikës Qendrore.

Duke nisur nga 1 nëntori, vizitorë nga mbarë bota mund të përfitojnë nga plazhet, vullkanet dhe biodiversiteti që ofron vendi.

“Çdo turist që viziton vendin aktivizon një sërë zinxhirësh prodhimi në bujqësi, peshkim, tregti, transport, guidat turistike, hotelet, restorante, operatorë dhe artizanë, gjë që ndihmon në riaktivizimin e ekonomisë në rënie e vendit”, theksoi ministri i Turizmit Gustavo Segura në një konferencë shtypi.

Hapja e kufijve për turistët, kryesisht atyre nga SHBA-ja do të bëjë të mundur rikthimin në punë të rreth 80 000 vetëve që e kishin humbur vendin e ku punonin për shkak të masave kufizuese të marra për të frenuar pandeminë. Qeveria synon që nëpërmjet turizmit të gjenerojë 1.5 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2021.

Turizmi është sektor kyç i ekonomisë së Kosta Rikës, që para pandemisë priste çdo vit mbi tre milionë vizitorë. Ata kontribuon për 8% të PBB-së, ekuivalente me rreth katër miliardë dollarë dhe sipas të dhënave zyrtare angazhon në punë rreth 600 mijë vetë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Francë.

"Bilanci ditor i viktimave nga koronavirusi në Evropë është rritur me thuajse 40 për qind krahasuar me një javë më parë" – tha O

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se mungesa e disiplinës ndaj COVID-19 e ka çuar Gjermaninë në një situatë “të vështirë”.

Belgjika është në prag të një katastrofe të koronavirusit, pasi një zyrtar i lartë i Shëndetësisë paralajmëroi se vendit mund t’i mbarojë

Autoritetet franceze kanë evakuuar zonën pranë Harkut të Triumfit pas një alarmi për bombë.

Vijojne shifrat tragjike nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 21,994 raste të reja me Covid.

Është përshkallëzuar lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Rusia është një nga vendet më të prekura nga COVID-19.

Qeveria e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Një tërmet me fuqi prej 5,2 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Iranin.