Kreu i bankës së Vatikanit dënohet 9 vjet burg për përvetësim, pastrim parash

22/01/2021 - 21:28

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduara.

81-vjeçari është dënuar me 8 vjet dhe 11 muaj burg, duke u bërë zyrtari më i lartë i Vatikanit që dënohet për një krim financiar. Avokatët e tij thanë se do të apelojnë vendimin.

Caloia ka qenë president i bankës së njohur si Instituti i Punëve të Besimit, nga viti 1989 deri në 2009. Ai dhe dy avokatët konsulente te bankës janë akuzuar për përvetësim parash gjatë menaxhimit të shitjeve të pronave të Institutit në vitet 2001-2008, duke i deklaruar ato në vlerë më të vogël nga realja ne kembim te ryshfeteve.

Gjykata e Vatikanit dënoi gjithashtu dy avokatët e saj, Gabriele Liuzzo, 97 vjet i cili mori dënim të njëjtë me Caloia, si dhe të birin e Liuzzo, 55 vjeçarin Lamberto Liuzzo, me pesë vite e gjysmë burg.

Secili prej tyre duhet të paguajë gjithashtu një gjobë të vogël dhe janë ndaluar të mbajnë poste publike, sipas njoftimit për shtyp nga Vatikani.

Banka e Vatikanit është përfshirë nga skandalet financiare edhe më parë.

Në shtator 2020, Giovanni Angelo Becciu, një nga kardinalët më të fuqishëm të Vatikanit, dha dorëheqjen nga posti i tij mes një skandali të rëndë përfitimesh financiare.

Asokohe Becciu ishte akuzuar për përvetësim por dha dorëheqjen e detyruar nga Papa Françesku.

Ndërsa në 2013, Pope Françesku ngriti një komision ekspertësh për të rekomanduar reforma ekonomike dhe adminsitrative në strukturat e selisë së Shenjtë, për të luftuar problemin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një masë akulli prej 1.270 kilometrash katrorë u shkëput nga shelfi i akullit Brunt në perëndim të Antarktidës.

Një polic në Virxhinia ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë gjatë detyrës.

Arkeologët në Itali kanë zbuluar një karrocë ceremoniale pranë qytetit antik romak të Pompeit.

Me rreth 20 000 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke shtrëngoi sërish kufizimet, ndërkohë që sistemi shënde

Themeluesit e prodhuesit të vaksinave, BioNTech do të nderohen me urdhrin më të lartë të meritës për angazhimin e tyre kundër pandemisë s

Një video që po qarkullon në rrjet prej pak ditësh ka tërhequr jo pak vëmendje dhe ka shqetësuar vendin e tij.

Brazili po përballet me “një tragjedi” të shkaktuar nga “një valë e re” e pandemisë Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në bazë të treguesve të  analizës së të dhënave të fundit nga Komiteti tekniko-shkencor, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza sapo ka

Konservatorët amerikanë vlerësuan Donald Trump-in në një mbledhje vjetore të premten, duke zbuluar madje një statujë të artë të ish-presi