Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali me temperaturë, dyshohet për koronavirus

25/03/2020 - 15:45

Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli i cili çdo ditë informon mbi atë çka po ndodh në Itali me koronavirusin, ka shfaqur simptoma temperature këtë mëngjes ndërsa ishte duke u zhvilluar komiteti operativ.

Mësohet se Borrelit i është bërë një tampon i ri për COVID-19 pas atij që iu bë disa ditë më parë dhe rezultoi negativ. Tashmë pritet rezultati i ekzaminimit.

Ndërkohë, konferenca e zakonshme për shtyp në orën 18:00 ku jepen shifrat e 24 orëve të fundit është anuluar.

“Për shkak të kësaj gjendje konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit në orën 6 pasdite pezullohet duke filluar nga sot dhe deri në një afat të papërcaktuar. Departamenti do të vazhdojë të garantojë efikasitetin maksimal dhe gjithashtu përmes zyrës së shtypit, të shpërndajë informacionin e disponueshëm për urgjencën aktuale”, thuhet në një njoftim nga Mbrojtja Civile.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shpërthim bëri që dy ndërtesa të shembeshin në qendrën historike të Alberona, në zonën Foggiano në Itali.

Numri i rasteve të prekura nga koronavirusi në SHBA i ka tejkaluar 200,000 persona, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar më shumë se 4,600 v

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 563 të vdekur prej koronavirusit, duke e bërë atë ditën më të keqe deri më tani që nga nisja e pandemisë

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi rritet në 277, pasi 63 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Testimet po kryhen nga kompania italiane Biotech Takis me qendër në Castel Romano në afërsi të Romës , në bashkëpunim me Institutit Kombë

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

Në Spanjë vijon të rritet numri i viktimave si pasojë e koronavirusit.

Një mjeke në Wuhan, që ishte ndër të parat që paralajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit, është zhdukur duke shkaktuar shq

Turqia ndihmon me produkte mjekësore Spanjën dhe Italinë.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i viktimave nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka shkuar 4,055, ndërsa numri i të infektuar