Kreu i OBSH: Pandemia nuk është as afër fundit

29/06/2020 - 20:01

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se pandemia e koronavirusit “nuk është as afër fundit” teksa numri i rasteve të prekura nga virusi, ka kaluar shifrën 10 milionë, ndërkohë që janë raportuar mbi 500,000 viktima.

“Ndonëse shumë shtete kanë shënuar përparim në nivel global, ritmi i pandemisë është duke u përshpejtuar”, ka thënë Tedros gjatë një fjalimi për media, duke shtuar se bota do të ketë nevojë “për më shumë durim dhe zemërgjerësi në muajt vijues”.

Tedros po ashtu ka thënë se pandemia ka vënë në pah më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit, duke cituar aktet e solidaritetit, por edhe ato të dezinformatave dhe tentimeve për politizim të koronavirusit.

Këto komente kanë ardhur një ditë pasi OBSH-ja ka raportuar për një tjetër rekord të ri të numrit të të prekurve me koronavirus në 24 orë, 189,000.

Gjashtë muaj pas rasteve të para të raportuara me koronavirus në Kinë, disa shtete kanë rihapur ekonominë, derisa është duke u punuar edhe në gjetjen e vaksinës kundër sëmundjes, Covid-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Europian ka njoftuar një seri masash që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit.

Gjykata Supreme në SHBA ka marrë vendim për ekzekutimin e parë me vdekje të një personi në nivel federal pas plot 17 vitesh.

Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

Në Itali, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi. Prej fillimit të pa

Bashkimi Evropian duhet të jetë më i zjarrtë dhe emocional dhe të mos krijojë përshtypjen se është thjesht një grumbull teknokratësh, kër

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se nuk është e qartë nëse vendet anëtare të BE-së do të arrijnë një marrëveshje për një fo

Presidenti Donald Trump përsëriti të hënën se ai ka “një marrëdhënie shumë të mirë” me Dr.

Pandemia e koronavirusit “do të përkeqësohet” nëse qeveri të caktuara nuk ndërmarrin hapa vendimtarë për të frenuar përhapjen e sëmundjes

Një ligjvënës në Iran ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare.