Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Krijuan vaksinën antiCovid/ Çiftit gjerman i jepet urdhri më i lartë në vend

27/02/2021 - 18:12

Themeluesit e prodhuesit të vaksinave, BioNTech do të nderohen me urdhrin më të lartë të meritës për angazhimin e tyre kundër pandemisë së koronavirusit.

Në ceremoninë e dekorimit, marrin pjesë presidenti gjerman Walter Steinmeier dje kancelarja Angela Merkel. Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, themelues të grupit të bioteknologjisë nderohen në këtë mënyrë për zhvillimin brenda një kohe të shkurtër dhe licencimin e një vaksinës kryesore kundër Covid 19, të prodhuar në bashkëpunimin me Pfizerin amerikan.

Türeci dhe Sahin kanë dhënë një “kontribut vendimtar për të kufizuar pandeminë e Coronas” përmes “përpjekjeve të tyre të palodhshme”, është motivacioni që shoqëron këtë çmim.

Dorëzimi i urdhrit më të lartë gjerman të meritës për çiftin sipërmarrës nga Steinmeier do të bëhet në 19 Mars në Pallatin Bellevue. Türeci dhe Sahin e themeluan kompaninë BioNTech në vitin 2008 për të zhvilluar terapi kundër kancerit.

Synimi i punës kërkimore të tyre ishte dhe është që në vend të kimioterapisë ose rrezatimit, trupi të trajnohet individualisht dhe posaçërisht për ta luftuar vetë kancerin. Për këtë qëllim, filloi zhvillimi i një procesi duke përdorur mARN dhe e njëjta metodë e re u përdor dhe për zhvillimin e vaksinës kundër Sars-CoV-2.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e numrit të të infektuarve me Covid në Itali.

Në Rusi, Agjencia Shtetërore e Lajmeve RIA njoftoi se autoritetet po dëbojnë nga vendi 20 diplomatë çekë, të cilët i kanë urdhëruar të la

Ashtu siç edhe u njoftua, nga dita e sotme qytetarët në Izrael do të lëvizin pa maska në ambiente të hapura.

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Rusia ka njoftuar se ka dëbuar konsullin ukrainas në Shën Peterburg, Oleksandr Sosoniuk, pas ndalimit të diplomatit nën dyshimet se ka te

Ministri i Ambientit në Brazil Ricardo Salles ka thënë se këtij shteti i duhet ndihmë e jashtme në vlerë të 10 miliardë dollarëve në vit,

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kthyer mbrapsht një vendim për refugjatët, disa orë pas nënshkrimit të një urdhri që kufizonte në 15,00

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga fam

Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus.