Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një burrë ka vrarë të dashurën e tij dhe vëllain e saj 9-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur, kur 26-vjeçarja, Viktoria Makarova kishte vendosur të njihej me dikë tjetër.

Autori 32-vjeçar, Akshin Guseinov ka vrarë mizorisht të renë, ndërkohë që më pas ka shkuar në shtëpinë e saj duke torturuar vëllanë e saj të mitur, derisa i mituri ndërroi jetë.

Krimi makabër u zbulua pasi Guseinov, biznesmen, kishte postuar një pamje të skenës së krimit në rrjetet sociale.

Sakaq, policia ruse është në kërkim të 32-vjeçarit për ta arrestuar.