Krishtlindja vjen herët këtë vit, njerëzit "vërsulen" drejt pemëve

01/12/2020 - 15:40

Biznesi po shënon një bum të vërtetë për shitësit e pemëve të vitit të ri në Britaninë e madhe.

Ndërsa çdo vit, në këtë periudhë, njerëzit i drejtohen tregjeve të pemëve të vitit të ri, këtë vit fluksi është akoma më i madh, si një reflektim i dëshirës së njerëzve për ngrohtësi dhe atmosferë festive në kushtet e një pandemie globale.

Pavarësisht nevojës për distancim social dhe dezinfektim duarsh, apo edhe mbylljes së dyqaneve në shumë vende, tregtarët raportojnë shitje më të mëdha pemësh se zakonisht në këtë pikë të sezonit.

Këtë vit, thonë tregtarët, duket se të gjithë janë të vendosur të kalojnë festa sa më të gëzueshme dhe po i blejnë madje pemët më herët se zakonisht.

Në Britaninë e madhe, rritësit e bredhave raportojnë rreth 8 milionë pemë të shitura çdo vit. Këtë vit, ata parashikojnë se shifra mund të shkojë në 10 milionë. I gjithë biznesi ka shënuar ndërkohë 24% më shumë shitje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Dhe në kushtet kur për shumëkënd, ky sezon festiv do të jetë i vetmuar ose me pak njerëz përreth, për shkak të ndalimit të udhëtimeve dhe kufizimeve të ndërmarra për të ndalur përhapjen e koronavirusit, njerëzit po preferojnë gjithnjë e më shumë të kenë aromën e një bredhi natyral në shtëpinë e tyre bashkë me dëshirën e mbylljes së një viti të vështirë dhe fillimit të një viti normal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump do të fillojë në javën e dytë të Shkurtit, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer të prem

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandem

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p