Krishtlindjet: Kujdes nga tradhëtitë

11/12/2012 - 18:25

 

Krishtlindjet, të paktën sipas portalit ashleymadison.com, nuk na bëjnë vetëm më të mirë, por edhe më të predispozuar ndaj tradhëtive, sidomos nëse bëhet fjalë për festa apo darka mes kolegëve. Sipas këtij siti interneti dëshira për të hedhur pas krahëve tensionin dhe problemet e një viti të tërë na bën që pas disa gotave dhe kërcimeve nën ritmin e muzikës ta ekzagjerojmë me kolegët apo shefat, persona me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të ditës.  

Përse tradhëtojmë?

Sipas sondazhit të portalit  ashleymadison.com, ku morën pjesë 4000 persona, ka dalë në dritë se vendi i punës, sidomos në periudhë festash të fundvitit është një nga vendet ku tradhëtojmë më shumë. Sipas deklaratave të të intervistuarve rreth 38% e burrave ka tradhëtuar partneren e vet me një kolege pune, ndërsa 33% e tyre me asistenten e vet.

Si ta kuptojmë se partneri na ka tradhëtuar?

Përsa u përket femrave, 34.5% e të intervistuarave ka pranuar se është joshur nga një koleg pune, ndërsa 30.9% e tyre nga shefi. Rreth 80% e të intervistuarve ka pranuar se ka pasur fantazi seksuale për një koleg apo kolege.

Ndërkohë sipas një tjetër sondazhi këtë herë të bërë nga Daily Mail, një nga vendet ku tradhëtohet më shumë janë ceremonitë e dasmave. Ndërsa të gjithë janë veshur me rrobat më të mira dhe kanë kthyer disa gota më shumë se zakonisht tradhëtia ndaj partnerit nuk shihet si një mëkat kapital. Rreth 27% e të intervistuarve kanë pranuar se kanë tradhëtuar partnerët e tyre pikërisht në një dasëm.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kina ka dëbuar tre gazetarë të Wall Street Journal të cilët kishin shkruar për efektet ekonomike dhe politike që do të ketë në vendin më

Hetuesit gjetën një video dhe një shkrim të autorit të masakrës të Hanau: Tobias R, përgjegjës i masakrës ku humbën jetën 11 persona, kis

Dy pasagjerë të bllokuar në anijën karantinë në Japoni kanë vdekur prej koronavirusit.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën e Presidentit Donald Trump.

Dy sulme me armë kanë ndodhur në Gjermani në qytetin Hanau duke lënë të vdekur 11 persona dhe plagosur 5 të tjerë.

Koronavirusi ka tejkaluar 2 mijë viktimat duke e çuar në 2012 të vdekur në më pak se dy muaj nga shfaqja e tij.

Shkelja e rradhës e armëpushimit të vendosur në Soçi të Rusisë, midis gjeneralit libian Khalifa Haftar dhe qeverisë së marrëveshjes kombë

Punëtorët e thjeshtë, pa diploma nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe pas Brexit.

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Brisbane të Australisë, ku 4 persona janë djegur të gjallë brenda një automjeti që u përfsh

Një gjykatë në Turqi liroi të martën 9 persona që u gjykuan për protestat në Parkun Gezi të Stambollit, në 2013-ën.