Kritikoi autoritetet për trajtimin e koronavirusit, arrestohet profesori në Kinë

06/07/2020 - 16:35

Një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin e koronavirusit, ka përfunduar në pranga. Xu Zhangrun, i cili ka qenë nën arrest shtëpie, u mor nga banesa e tij në Pekin e më vonë, e shoqja mori një telefonatë ku i thuhej se bashkëshorti akuzohet për kërkesë prostitucioni, teksa ishte në qytetin Chengdu.

Një mik i Zhangrun i hodhi poshtë akuzat si “qesharake”. Profesori i drejtësisë e ka kritikuar disa herë liderin aktual të Kinës, Xi Jinping.

Policia nuk ka komentuar publikisht mbi arrestimin, por liria e shprehjes është nën kontroll të rreptë në Kinë. Ata që flasin kundër autoriteteve rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burgim. Geng Xiaonan, një I njohur i profesorit, i tha New York Times se ai ishte “i përgatitur mendërisht se do të arrestohet”.

Fillimisht e kishin pezulluar nga puna në Universitetin Tsinghua – një nga institucionet kryesore arsimore të vendit – pasi ai foli kundër heqjes së kufijve të mandatit presidencial – masë kjo që e lejon presidentin Xi të mbetet në këtë post për gjithë jetën.

Ndërsa në arrest shtëpie qe vendosur në fillim të këtij viti, pasi publikoi një artikull ku kritikonte mënyrën se si Xi dhe qeveria e tij kishin trajtuar shpërthimin e koronavirusit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria japoneze ka bërë të ditur se vetëvrasjet në vend gjatë tetorit të vitit 2020 morën më shumë jetë njerëzish se sa mori koronavirus

Italia regjistroi sot 541 vdekje 20 mijë e 648 pacientë të prekur me Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Policia franceze arrestoi 81 persona në të gjithë Francën, teksa protesta të shumta janë shkaktuar si pasojë e brutalitetit të policisë d

Qeveria çeke njoftoi sot rihapjen e tregjeve, restoranteve dhe muzeve më 3 dhjetor në të gjithë vendin, ku epidemia e koronavirusit të ri

Sidnei ka regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit në histori me temperaturën gjatë ditës prej 40 gradësh celcius, të dielën.

Në orët e para të mëngjesit, mbi një mijë oficerë policie me mbështetjen e Europol kryen një bastisje të koordinuar kundër anëtarëve të n

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisu

Të paktën 150 persona u arrestuan gjatë demonstratave të mbajtura dje në Londër kundër masave të marra për frenimin e pandemisë së korona

Një studim doli në përfundimin se Covid-19 dhe sëmundjet e lidhura me të mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Mbi 70% e pacientëve t

Të paktën 30 pjesëtarë afganë të sigurisë janë vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës me makinë-bombë, në një bazë ushtarake në provincën