Kritikoi Donald Trump-in, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

10/07/2019 - 14:41

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, njoftoi të mërkurën dorëheqjen, duke shtuar se e kishte të pamundur të vazhdonte rolin e tij pas rrjedhjes së informacionit të kabllogrameve diplomatike në të cilat ai kritikonte Presidentin amerikan Donald Trump.

“Edhe pse mandati im nuk përfundon deri në fund të këtij viti, besoj se në rrethanat aktuale qëndrimi i përgjegjshëm do të ishte lejimi i emërimit të një ambasadori të ri”, tha zoti Darroch në një deklaratë.

Kim Darroch ka qenë diplomati kryesor i Britanisë në Uashington që prej vitit 2016.

Sipas kabllogrameve të bëra tashmë publike zoti Darroch e karakterizonte Presidentit Trump si një udhëheqës “të ngathët”, “të pasigurtë” e “të paaftë” dhe administratën e tij si “jofunksionale”.

Pas publikimi të tyre Presidenti Trump reagoi me një postim në Twitter duke e quajtur zotin Darroch “shumë budalla” dhe një “një njeri të trashë e pompoz”. Ai shkruante gjithashtu se “nuk do të merrej më” me të.

Kabllogramet e publikuara, u dërgoheshin ministrave të lartë britanikë dhe nëpunësve civilë, por zyrtarët besojnë se personi që ia ka dhënë ato shtypit, është politikan apo zyrtar britanik dhe nuk i takon një qeverie të huaj./ VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës të Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavar

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi për ekonomistët; Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kre

Forcat ushtarake siriane janë zhvendosur pranë kufirit me Turqinë për t’i kundërpërgjigjur me armë agresionit turk ndaj kurdëve që ndodhe

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shfaq si rrallëherë më parë në publik, i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forca të

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgji

Tajfuni shkatërrues “Hagibis”, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Japoni, ka lënë gjurmët e tij vrastare. Dje në mëngjes

Pas humbjes së kandidates franceze për në Komisionin e BE, Sylvie Goulard, presidenti i Francës e ka rritur presionin ndaj presidentes së