Banka Botërore ka financuar një paketë emregjence për t’i ardhur në ndihmë vendeve të Europës dhe Azisë Qëndrore në luftën kundër koronavirusit.

Për Europën dhe Azinë Qëndrore kjo paketë do jetë e përbashkët dhe kap vlerën e 486 milionë dollarëve për çdo vend. Gjithsej janë 25 vende që do përfitojnë nga paketa që kap vlerën e plotë 2 miliardë euro. 

Një shembull është Rumania, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Ballkan që po përdor 441 milionë dollarë për nevojat shëndetësore.