Kriza ekonomike për shkak të koronavirusit po shkakton pasoja në Europë, SHBA, por edhe mbarë botën. Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Europian, përpara ligj-vënëse të kontinentit të vjetër, deklaroi se BE duhet të dalë më e fortë nga kriza e Covid-19.

Merkel tha se BE duhet të ketë parasysh një sërë cështjesh të tilla si ruajtja e të drejtave themelore, nxitja e solidaritetit, mbrojtja e klimës, dixhitalizimi dhe roli i Europës në botë, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne duam që Europa të dalë nga kriza e koronavirusit më e bashkuar dhe më e fortë”, deklaroi Merkel në fjalimin e mbajtur përpara euro-deputetëve.

Përpara disa kohësh, Merkel e cilësoi përballimin e krizës ekonomike nga koronaviusi si ndër sfidat më të mëdha që ka pasur BE-ja.