Kroacia do të fillojë mjekimin e pacientëve me gjakun e të shëruarve nga Covid-19

12/07/2020 - 15:08

Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi i ri.

Hulumtimet klinike kanë treguar se personat që janë shëruar nga sëmundja, posedojnë antitrupa që ndihmojnë në shërimin e pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19.

Ata që janë shëruar nga koronavirusi, do të mund të dhurojnë plazmën e gjakut në disa qytete kroate përfshirë kryeqytetin, Zagreb. Ende nuk dihet se kur do të fillojë trajtimi.

Në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit në Zagreb, gjithçka është gati për këtë përpjekje, dhe brenda pesë ditësh, të gjithë ata që mbijetuan nga COVID-19, do të jenë në gjendje të dhurojnë plazmen e gjakut, njoftoi Radio Televizioni Kroat (HRT).

Mjeku, Tomislav Vuk, nga ky institut ka thënë se “pas dhurimit të plazmës së gjakut do të bëhet analiza për të përcaktuar nivelet e antitrupave”.

Transfuzioni i antitrupave, nga të shëruarit te pacientët e sëmurë, krijon atë që njihet si imunitet pasiv, duke i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin.

Kjo metodë nuk është e re për mjekësinë. Ajo ishte përdorur gjatë pandemisë së vitit 1918, por edhe më herët, kundër sëmundjes së difterisë. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Virologët kryesorë të Gjermanisë kanë thënë se vendosja e maskës në fytyrë në shkolla duhet të bëhet e detyrueshme, përfshirë gjatë orëve

Qeveria italiane ka zgjatur masat që synojnë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit deri më 7 shtator, sipas një dekreti të lëshuar nga ka

Njerëzit në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara po lëvizin më shumë tani sesa në fillim të pandemisë.

“Kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dozat e para të vaksinës të bëra në Itali dhe nga 24 gusht ne jemi gati për eksperimentimin

Infeksionet nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit ka pasur 552 raste të reja, krahasuar me 402 ditën e djesh

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përpla

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktu

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejr