Kroacia ka konfirmuar rastin e saj të parë të koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Andrej Plenkoviç tha se pacienti i infektuar ndodhet në një spital të Zagrebit.

“Pacienti është në klinikën e Zagrebit për sëmundje infektive. Ai paraqet simptoma jo agresive. Eshte ne izolim dhe gjendja e tij është e mirë për momentin”, tha Plenkoviç

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë ka zbuluar të tjera detaje rreth këtij rasti, duke treguar se pacienti kishte qëndruar në Milano nga 19 shkurt deri më 21 Shkurt.