44 persona në bordin e një kronçere me 3500 pasagjerë në Japoni, kanë rezultuar bartës të koronavirus brenda një nate.

Në Bordin e Diamond Princess numri i personave të prekur nga ky virus ka shkuar në 219, mes 3.500 pasagjerëve dhe ekuipazhit, të cilët kanë mbetur të mbyllur nëpër dhomat e tyre.

Burime zyrtare nga Japonia kanë deklaruar sot se pasagjerët e moshuar mund të zhvendosen nga kroçera nëse ata rezultojnë negativ për virusin dhe të futen në karantinë në banesat qeveritare.

Në fillim janë kontrolluar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i kësaj kroçere, pasi një 80-vjeçar që la anijen në janar u konfirmua se kishte virusin vdekjeprurës.