Kryebashkiaku i New York-ut,, Bill de Blasio tha se njerëzit duhet të përgatiten të qëndrojnë të mbyllur deri në fund të majit.

Sipas “Daily Mail”, ai e dha këtë njoftim, pasi bëri parashikimin e rëndë se të paktën gjysma e banorëve të New York, që ka një popullsi prej 8.6 milione, do të preket nga koronavirusi.

Parashikimi i tij erdhi pasi hulumtimet nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit sugjeruan që 81,000 do të vriteshin nga virusi në SHBA dhe që pandemia nuk do të përfundojë deri në qershor.