Kryeministri belg: Situata me koronavirusin, më e rëndë sesa në mars

19/10/2020 - 15:57

Situata në Belgjikë është më e rëndë sesa në mars, gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, meqë numri i personave të infektuar ka prekur rekorde të reja, ndërkohë që numri i personave të shtrirë në spital është duke u dyfishuar çdo javë, kanë thënë zyrtarët të hënën.

“Situata është serioze. Është më e rëndë sesa më 18 mars kur kemi marrë vendim për izolim”, ka thënë kryeministri Alexander De Croo për televizionin belg, RTL-Info.

Për të ulur intensitetin e valës së dytë me koronavirus, qeveria ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve në gjithë shtetin për katër javë. Shumica e punëtorëve duhet të punojnë nga shtëpitë, derisa ora policore do të nisë zbatuari nga mbrëmja e së hënës.

Numri i pacientëve në departamentin e kujdesit intensiv, që ka qenë 412 të dielën, është duke u dyfishuar brenda tetë apo nëntë ditëve – gjysma e të cilëve janë në ventilatorë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Yves Van Laethem ka thënë në një konferencë për media se numri i personave në kujdes intensiv do të rritet mbi 500 këtë javë.

“Cilido që të jetë ndikimi i masave, ne do të kemi 1,000 pacientë në kujdesin intensiv deri në fund të këtij muaji”, ka thënë ai.

“Falë masave të marra, dhe shpresës për ndikim sa më të shpejtë, ne duhet të anashkalojnë parashikimet matematikore që thonë se mund të kemi 2,000 pacientë deri në mesin e muajit nëntor. Nëse ndodh ashtu ne do të përballemi me shkallë maksimale të pacientëve të shtrirë me COVID-19”, ka thënë ai, teksa i është referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus të hënën ka kaluar shifrën 40 milionë. Sipas tyre, numri i përgjithshëm i viktimave është mbi 1.1 milion, ndërsa i të shëruarve mbi 27.5 milionë. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka deklaruar të enjten në mbrëmje se ai nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit, duke shprehur skep

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thotë Organiza

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 28 352 raste të reja koronavirus.

Shkencëtari i armëve bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rast

Opozita dhe mediat turke së fundmi kanë akuzuar qeverinë për fshehjen e shifrave të Covid-19.

Një tërmet më magnitudë 4.9 të shkallës rihter ka goditur sot Turqinë, duke rikthyer frikën në vend.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, nëse Kolegji Zgjedhor voton për Presidentin e zgjedh

Bisedimet e Brexit për tregtinë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së do të rinisin këtë fundjavë në Londër. BBC, duke iu referuar burimeve di

Të premten në Gjermani autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandem