Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive.

Lajmin e konfirmojnë mediet britanike, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht.

Johnson u shtrua një ditë më parë në spital, siç u tha për të bërë disa analiza më shumë, por mesa duket gjendja ka qenë më serioze.