Kryeministri italian  Giuseppe Conte do të shkojë nesër në Pallatin Presidencial, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave për të dhënë dorëheqjen. Kryeministri do ta komunikojë atë më parë në Këshillin e Ministrave që do të mblidhet nesër në orën 09:00 të mëngjesit, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”.

“Këshilli i Ministrave thirret për nesër në mëngjes, në orën 9 të mëngjesit, gjatë së cilës Kryeministri, Giuseppe Conte, do t’u komunikojë ministrave vullnetin e tij për të shkuar në Quirinale për të dhënë dorëheqjen. Më pas, kryeministri Conte do të shkojë te Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella”, thuhet një shënim nga Pallati Chigi.