Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se do të hapë procese gjyqësore kunder kompanive Pfizer dhe AstraZeneca.

Kjo vjen pasi këto kompani kanë vonuar dërgesat e vaksinave kundër koronavirusit në Itali. Conte tha se në këtë mënyrë do të mbrohen qytetarët italianë, ndaj do të kërkojë që marrëveshjet të respektohen.

“Pfizer-Biontech ka komunikuar një ngadalësim në shpërndarjen e dozave të programuara në vendet e BE dhe penalizon vendet që, si Italia janë të detyruara të ngadalësojnë vaksinimin.

Nëse do të konfirmohej reduktimi prej 60% i dozave që do të shpërndahen në tremujorin e parë, kjo do të thotë se 3.4 milion doza do të dorëzohen në Itali në vend të 8 milion dozave.

Ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, por edhe për strukturën tonë shoqërore dhe ekonomike, e cila tashmë është prekur rëndë nga një vit pandemik”, tha Conte.