Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë.

Ky vendim vjen pasi Rivka Paluch një ndihmëse e ngushtë e Netanyahut ka dalë pozitive në testin për koronavirus, raporton gazeta Haaretz.

Netanyahu ka thënë për mediat vendase se do të vetë-karantinohet me qëllim që të mos ketë rrezik nga virusi.

Deri tani në Izrael janë shënuar 15 të vdekur. Izraeli po ashtu ka 4247 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 78 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 59 janë në ventilatorë.