Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën e ardhshme.

Johnson nuk do të jetë në varrim, për shkak të masave ndaj Covid. Në varrim pritet që të marrin pjesë rreth 30 persona, që janë rrethi më i ngushtë i princit, shkruajnë mediat e huaja.

Princi Filip, njëherësh Duka i Edinburgut, vdiq të premten në moshën 99-vjeçare. Ai ishte martuar me Princeshën Elizabetë në vitin 1947, pesë vjet para se kjo e fundit të bëhej Mbretëreshë.