Në një deklaratë nga Downing Street, kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi këtë të premte dorëheqjen e saj. 

May do të largohet nga posti i saj si lidere e konservatorëve më datë 7 qershor, duke i hapur kështu rrugën një kryeministri të ri.

Ajo tha se kishte bërë më të mirën për të respektuar rezultatet e referendumit të 2016-s ndërsa shtoi se largohet nga pozicioni i Kryeministres me keqardhje të madhe që mundi ta çonte deri në fund Brexit-in.

Megjithatë, May u shpreh se një kryeministër i ri, ishte në interesat më të mirë të vendi.