Dy fëmijë janë vrarë pasi kryen nevojat personale në ambient të hapur në Madhya Pradesh në Indi.

Policia tha se për vrasjet janë arrestuar dy burra.

Roshni, 12 vjeç dhe Avinash, 10, u sulmuan të mërkurën ndërsa po kryenin nevojat personale pranë një rruge fshati.

Familjarët e fëmijëve thanë për BBC se nuk kanë tualet në shtëpi.

Miliona indianë të varfër kryejnë nevojat personale në ambient të hapur, gjë që i vë në rrezik veçanërisht gratë dhe fëmijët.

Dy fëmijët, kushërinj mes tyre, u rrahën për vdekje me shkopinj, tha shefi i policisë Rajesh Chandel.

Brenda disa orësh pas sulmit të mëngjesit të së mërkurës, policia arrestoi Rameshwar Yadav dhe Hakim Yadav.