Kujton të birin që i vdiq nga kanceri, Biden përlotet gjatë bisedës me infermierët

21/11/2020 - 16:50

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa ka kujtuar të birin e ndjerë, gjatë një takimi virtual me mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalet ku trajtohen të infektuarit me koronavirus.

Teksa dëgjonte rrëfimin e infermieres Mary Turner, Biden është shfaqur i përlotur, ndërsa më pas ka marrë fjalën dhe i ka thënë infermieres se e ka emocionuar, duke treguar se kaloi disa muaj në njësitë e Kujdesit Intensiv, kur djali i tij i ndjerë Beau luftonte me kancerin e trurit.

Infermierja Turner foli në lidhje me ankthin e infermierëve, pasi rastet e infektimeve po shtohen çdo ditë e më shumë.

“Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha Turner.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rud

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira

Vijon të vijnë shifra tepër negative nga Italia për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Kryetari i parë dhe vetëm me ngjyrë në bashkinë e New York, David Dinkins, ka ndërruar jetë sot në moshën 93 vjeç.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan “Moderna” për furnizimin deri në 1

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të emigrantëve duke u përplasur me ta dhe aktivistët që i mbështesnin.

Ish-Sekretari Smerikan i Shtetit, John Kerry, do të përfshihet sërish në administratën e lartë të presidencës së Joe Biden.

Edhe pse presidenti aktual Donald Trump nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve presidenciale, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuar

Kryeministri Boris Johson ka konfirmuar se Britania e Madhe më 2 dhjetor i jep fund ”Lock-Down” të dytë brenda 2020.