Tre persona mbetën të vdekur në një aksident të ndodhur një ditë më parë në Angli kur një automjet ishte duke lëvizur në kahun e kundër në autostradë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të së hënës, ndërsa disa automjete u përfshinë në të. Aksidenti më i rëndë ishte mes një Ford Mondeo, Ford Focus e një Subaru, ku humbën jetën 3 persona.

Ngjarja është filmuar nga një tjetër automjet dhe video është shpërndarë me shpejtësi në internet.