Kur femrat drejtojnë presidentët

19/10/2012 - 00:00

Për 20 vjet me rradhë femrat ishin përjashtuar nga drejtimi i debateve televizive mes kandidatëve për president të SHBA-së. përjashtimi kishte ardhur pas justifikimit se gjoja femrat nuk ishin aq të zonja dhe nuk kishin autoritet të mjaftueshëm për t’i mbajtur nën kontroll dy rivalët.

Por duket se fushata e sivjetshme elektorale i theu këto tabu. Pas dy dekadash, një femër rikthehet të bëjë moderatoren e debatit të dytë mes Obamës dhe Romney dhe ia del me sukses duke rrëzuar kështu skepticizmin e analistëve. Kjo detyrë e rëndësishme iu besua Candy Crowly, drejtoreshës së departamentit të informacioneve politike në CNN. Duket se Crowly në këtë sipërmarrje të re pati dy arsye të forta që e mbështetën; performanca e mirë e gazetares Martha Raddatz, që drejtoi debatin mes kandidatëve për zv/president mes Joe Bidden dhe Paul Ryan si dhe kritikat e ashpra në adresë të prezantuesit veteran Jim Lehrer, i cili drejtoi debatin e parë.

Pas reagimit të ashpër të demokratëve dhe republikanëve ndaj moderatorit që në të shkuarën kishte moderuar plot 12 debate presidenciale analistët vendosën për një moderatore femër. Duket se mendimi i tyre u ndikua edhe nga protesta dhe nisma e tre 17-vjeçareve amerikane Sammi Siegel, Emma Axelrod dhe Elene Tsemberis, të cilat mobilizuan një fushatë të paprecedentë duke grumbulluar 180 mijë firma në favor të kërkesës së tyre që debati i dytë Obama-Romney të drejtohej nga një femër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 500 mijë qytetarë të Katalonjës kanë protestuar për të pestën ditë radhazi pas vendimit të Gjykatës së Lartë spanjolle për të burgosu

Ovidio Guzman Lopez është arrestuar ditën e sotme nga policia, por vetëm për pak kohë pasi banda e tij e ka liruar menjëherë.

Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në veri të Meksikës, pasi forcat e sigurisë kanë kapur një prej djemve të ish-udhëheqësit meksikan të

Franca i ka qëndruar vetos së saj kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin Tayip Erdogan në Turqi si pjesë e një misioni për të bindur Ankaranë të ndal

Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.