Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi ka vendosur të ndëshkojë të gjithë ata që hedhin në rrugët pajisjet mbrojtëse të përdorura.

Qytetarët që hedhin në rrugë dorezat dhe maskat e përdorura rrezikojnë të paguajnë një gjobë deri në 500 euro për këtë gjest.

“Në këto muaj të një urgjence shëndetësore të lidhur me koronavirusin operatorët tanë ekologjikë kanë treguar në mënyrë të përsëritur se duhet të mbledhin doreza dhe maska të përdorura, të hedhura në tokë nga njerëz të pacivilizuar. Një sjellje e turpshme e cila, falë kësaj dispozite, do të sanksionohet ashpër”, tha Raggi.