Kush ishte zyrtari që bëri seks dje në makinën e shtetit në mes të rrugës

19/04/2019 - 19:02

Ende askush nuk po deklarohet se cilit institucion i përket vetura zyrtare 4Z, në të cilën një zyrtar i shtetit po kryente marrëdhënie seksuale në mes të rrugës. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Prishtinë-Pejë, respektivisht në fshatin Balincë. Gazeta Express ka pyetur disa institucione rreth rastit.

Një veturë zyrtare ndaloi për disa minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Balincë. Gjithë kjo meqenëse vozitësit të këtij automjeti i doli pakëz “punë”.

Ai u filmua nga kalimtarët duke kryer marrëdhënie seksuale në mes të rrugës, e në pikë të ditës.

Por, se kush ishte zyrtari që e keqpërdori  veturën e shtetit dhe nga cili institucion, ende askush nuk po deklarohet. Të gjithë kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.

Ndonëse, veturat me targa 4Z i përkasin Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atij Prokurorial, në KGJK thonë se ata nuk mbajnë përgjegjësi për këtë. Derisa në KPK nuk kanë kthyer përgjigje.

Zëdhënësja e KGJK’së, Ajshe Qorraj i ka thënë Gazetës Express se nuk janë përgjegjës për këtë rast.

“Ju njoftojmë se targat e automjeteve zyrtare të KGjK -gjykatave përfundojnë me 02, përkatësisht 4Z…02. Rrjedhimisht nuk jemi përgjegjës për të”, ka thënë Qorraj.

Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Administratës Publike që të marrë informacione nëse ky institucion ka evidentuar raste të keqpërdorimit të veturave zyrtare, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, janë më shumë se 900 vetura që janë në dispozicion të qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, përdorimin e automjeteve, e kishte rregulluar prej kohës së UNMIK’ut. Aty, parashihej që veturat zyrtare mund të përdoreshin vetëm prej Ministrave, Zëvendësministrave, Sekretarëve Permanent dhe Shefave të Kabineteve.

Po ashtu ky udhëzim parasheh përdorimin 24 orësh të veturave gjithmonë për qëllime pune.

Por nga ajo që hasim më shumë është një numër i madh i zëvendësministrave veturat zyrtare i përdorimin edhe për frekuentimin e moteleve.

I fundit ishte zëvendësministri i shëndetësisë, Granit Abdullahu i cili u pa në orët e vona të mbrëmjes që kishte përdorur veturën e shtetit. Madje kjo veturë ishte parkuar para një barnatoreje.

Ndryshe, Kryeministri Haradinaj, në fillim të punës së tij si i pari i ekzekutivit kishte thënë se kushdo që keqpërdor resurset shtetërore do të ndëshkohet. Të njëjtën e kishte thënë se ministri Vadrin Lluka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se rregullat aktuale për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian që duan të jetojnë dhe punojn

Të hënën udhëtarët vuajtën pasojat e stuhive në Gjermaninë qëndrore dhe jugore që shkaktuan pezullime të fluturimeve dhe vonesa të trenav

Policia e Sllovakisë ka arrestuar një grup prej 30 personash , të cilët ishin fshehur nën vagonët e një treni, në përpjekje për të hyrë n

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të P

Njoftimet se organizata terroriste “Shteti Islamik” është në ditët e saj të fundit, nuk do të thotë fund i ideologjisë që ata përhapën pë

Princi Andrew, ish-duka i Yorkut rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e publikut lidhur me akuzat se ka kryer marrëdhënie intime me një 15

Bashkimi Europian i kërkoi palëve të ndryshme që të zhvillojnë një dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës për të qetësuar situatën në Hong

Tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë shpëtuar pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi ukrainas