Kush janë shtetet me numrin më të lartë të gazetarëve të burgosur

11/12/2019 - 15:26

Të paktën 250 gazetarë janë të burgosur në botë, ku kryeson Kina, si një vend autoritar që nuk e toleron pavarësinë e mediave, tha të mërkurën Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

"Shumica e gazetarëve të burgosur janë akuzuar si "armiq të shtetit" apo për publikimin e "lajmeve të rreme", theksoi organizata me seli në New York.

CPJ ka identifikuar të paktën 48 gazetarë të burgosur në Kinë, një më shumë se në vitin 2018. Si vende tjera, ku ushtrimi i këtij profesioni është i rrezikshëm janë: Turqia, Arabia Saudite, Eritrea, Vietnami dhe Irani, shkruan REL.

Në vendin e dytë pas Kinës është Turqia me 47 gazetarë të burgosur, që shënon ulje të numrit për dallim nga viti 2018, ku numëroheshin gjithsej 68 gazetarë të burgosur.

Mirëpo, ky nuk vlerësohet si përmirësim i vërtetë i gjendjes, pasi Ankaraja arriti të mbyllte më shumë se 100 media duke ndjekur penalisht nën akuzat për “justifikim të terrorizmit”. Si pasojë, shumë gazetarë janë frikësuar dhe e kanë humbur vendin e punës.

“Dhjetëra gazetarë në Turqi janë në pritje të gjykimit, ndërsa të tjerët dënohen në mungesë dhe kërcënohen me arrest nëse kthehen në vendin e tyre”, theksoi Komiteti. Arabia Saudite dhe Egjipti kanë nga 26 gazetarë në burg.

Në Arabinë Saudite 18 gazetarë janë burgosur pa e ditur se për çfarë u akuzuan. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është gjithashtu i shqetësuar për rastet e “rrahjeve dhe kequshqyerjes së të burgosurve politikë, përfshirë katër gazetarë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teherani pritet t’i dërgojë në Ukrainë kuti e zeza të aeroplanit të pasagjerëve që u godit aksidentalisht nga ushtria iraniane këtë muaj.

Mbrëmjen e së premtes, një grup prej 30 protestuesish, tentuan që të hyjnë brenda teatrit në Paris, aty ku Presidenti Emmanuel Macron dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku dy aktorë humbën jetën, pasi ranë nga ura teksa po xhironin një pjesë filmi.

Muzeu i Luvrit në Paris u mbyll të premten, pasi dhjetëra protestues bllokuan hyrjen e tij.

Një valë frikësuese vrasjesh sekrete ka mbërritur në Europë, shkruan historiani dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Christopher Nehring.

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve

Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, dorëzoi dorëheqjen, për shkak të një audio-incizimi, ku ai dyshohet se nënçmon njohuritë dhe

Një vit më parë, këshilli i emëruar nga qeveria gjermane rekomandoi që vendi të ndalojë djegien e qymyrit për të prodhuar energji elektri

Isabel dos Santos, gruaja më e pasur në kontinentin e Afrikës po mendon që të kandidojë në 2020-ën për Presidente të Angolës.

21 persona u vranë e 82 të tjerë u plagosën nga bombat e avionëve të Asadit, të hedhura mbi një treg të qytezës Ariha, në rajonin e Idlib