Personi që po shikoni në foto është tuniziani Brahim Aouissaoui, autori i sulmit terrorist në Francë, që shokoi botën paraditen e sotme. Mediat franceze kanë publikuar foto të 21-vjeçarit, teksa shihet i shtrirë në rrugë dhe i fashuar.

Në disa pjesë të trupit, ai ka gjakderdhje.

I riu u mori jetën tre personave në bazilikën e Notre Dame, ndërsa thërriste “Allahu është i Madh”. Ai vrau një burrë dhe dy gra, njërës prej të cilave i preu kokën.

Franca është goditur nga tri sulme terroriste këtë të enjte, në një valë agresioni e nisur disa javë më parë dhe që ende nuk po shuhet. Sulmi i parë ndodhi në Nice, ku një person vrau një burre (në foton poshte) dhe dy gra. Disa orë më pas në Avingon, një person u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa sulmi i tretë ka ndodhur në Konsullatën Franceze në Arabinë Saudite, ku roja i konsullatës është masakruar me thikë.