Shtyhet për ditën e nesërme ndeshja Borusia Dortmund – Monako, e vlefshme për Champions League.

Shtyrja ka ardhur pas shpërthimit që ndodhi në momentin që autobuzi i Borusia Dortmundit po i afrohej stadiumit.

Ndërsa ekipi gjerman po udhëtonte drejt stadiumit, një shpërthim ka ndodhur në autobuz, nga i cili është plagosur Mark Bartra, 26 vjeç, futbollist i Borusias dhe kombëtares spanjolle, i cili është dërguar në spital.

Policia gjermane është duke hetuar nëse shpërthimi kishte lidhje me ndonjë sulm kundër ekipit gjerman.

Ekipi gjerman njoftoi tifozët dhe sportdashësit se lojtarët e tjerë të skuadrës janë mirë.