Vazhdon trendi në ngadalësim i pandemisë së koronavirsusit në Itali, regjistrohen 542 viktima në 24 orët e fundit.

Numri total i viktimave ka arritur në 17.669.

Numri i personave të infektuar qe nga nisja e pandemisë deri më sot është 139.422 dhe janë regjistruar 3,836 raste më shumë se një ditë më parë.

Numri i pacientëve në terapi intesive është 3693 me një ulje të ndjeshme me një ditë më parë me 99 pacientë më pak.

Numri i pacientëve të shëruar është 26.491 me 2.099 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, raporton la Repubblica.

Raste të reja me koronavirus janë regjistruar 1195 persona.