Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Lajmet e rreme për vaksinat antiCovid, Twitter merr masa parandaluese

03/03/2021 - 14:26

Twitter ka konfirmuar një vendim të prerë në luftën për të shmangur informacionet e rreme për tamponët, infeksionet dhe sidomos vaksinat, deri në eliminimin e përhershëm të llogarive që publikojnë lajme të rreme.

Kushdo që shkruan deri në pesë lajme të rreme, nuk do të ketë më akses në këtë platformë. Që nga momenti që janë aktivizuar linjat udhëzuese për Covid-19, Twitter ka fshirë 8400 mesazhe dhe ka nisur monitorimin e 11 milionë profileve në të gjithë botën.

Vendimi u mor pasi u vu re që kishte një rritje të numrit të teorive të komplotit, përshkallëzim të nivelit të alarmit ndaj kërkimeve shkencore, por dhe publikim të një sërë pohimeve të pabazuara në fakte. Këto elemente mund të ndalojnë njerëzit që të kryejnë zgjedhje të mirë-informuara rreth shëndetit të tyre, dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë individë, familje dhe komunitete

Sistemi është progresiv: një pikë do të thotë monitorimin e profilit pa pasoja; 2 pikë – llogaria në Twitter pezullohet për 12 orë; tre pikë – 12 orë të tjera bllokim; katër pikë – një pezullim prej 7 ditësh; dhe pesë pikë çojnë në dëbimin e përhershëm.

Pikët do të llogariten nga nëpunës të Twitter dhe pse rrjeti social parashikon një formë kontrolli automatik. Sistemi i pikëve do të aplikohet fillimisht me profilet në gjuhën angleze dhe më pas me gjuhët e tjera. Përdoruesi i kësaj platforme do të shohë pikët në profilin e tij

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën

Ministri ukrainas i mbrojtjes tha të shtunën se vendi i tij mund të provokohet për shkak të tensionimit nga Rusia të gjendjes në zonën e

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e ishullit kryesor të Indonezisë, Java, të shtunën, n

E gjithë Italia është kthyer në zonë portokalli, me vetëm katër rajone që mbeten ende të kuqe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës.

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të v

Për herë të parë një pacientit të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) iu bë transplanti i indit të mushkërive nga donato

Autoritetet shëndetësore në Itali gjatë 24 orëve te fundit kanë konfirmuar 18,938 raste të reja me koronavirus, duke shënuar rritje kraha

George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit e shkaktuar nga gjuri që i shtrëngonte qafënndërsa ishte i shtrirë në trotuar, tha në dëshminë

Kryeministri italian, Mario Draghie ka komentuar incidentin që ndodhi në Pallatin Presidencial të Turqisë, kur presidentja e Komisionit E