Lavrov akuzon NATO-n dhe Evropën për nxitje të tensioneve

15/02/2020 - 20:07

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n dhe Evropën se po nxit tensione në kontinent, teksa i ka bërë thirrje liderëve botërorë që të “heqin dorë nga kërcënimi fantom rus”.

Lavrov i bëri këto komente në Konferencën për Siguri në Mynih, ku nuk përmendi fare krizën në Ukrainë, ku për pothuajse gjashtë vjet po zhvillohen luftime ndërmjet forcave ukrainase dhe luftëtarëve të mbështetur nga Rusia.

Lufta në lindje të Ukrainës dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia, kanë bërë që shtetet perëndimore të vendosi sanksione ndaj Moskës. Po ashtu, Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, si pasojë e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Lavrov sugjeroi se NATO duhet të fajësohet për tensionet me Rusinë, përfshirë këtu rritjen e prezencës viteve të fundit të ushtrive perëndimore në shtetet e Baltikut dhe Poloni.

“Kriza e besimit veçanërisht ndihet në çështjet evropiane. Nxitja e tensioneve, përparimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s në Lindje, ushtrimet ushtarake në një shkallë të pashembullt në afërsi të kufijve të Rusisë, rritja e buxheteve të mbrojtjes përtej çdo mase, të gjitha këto gjenerojnë pasiguri”, tha Lavrov.

“Përpara se të mos jetë vonë, ju të gjithë duhet të hiqni dorë nga kërcënimi rus, kujtoni çfarë na bashkon”, shtoi ai. Vitin e kaluar, Këshilli i Evropës votoi pro kthimit të pjesëmarrjes së Rusisë në këtë organizatë.

Më herët gjatë ditës, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje që shteti i tij të vazhdohet të ndihmohet nga shtetet evropiane në luftën kundër Rusisë. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit është rritur me 832, rritja më e madh ditore në vend që pr

Turqia anuloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe vendosi të ndalojë udhëtimet midis 30 qyteteve, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe I

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot vendi me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi.

Ditë pas dite, lista e mjekëve që humbin jetën në Itali nga koronavirusi, fatkeqësisht, shtohet me emra të rinj.

Presidenti i Italisë, Sergio Matarella në një video mesazh sot ka thënë se Italia po përjeton një faqe të keqe të historisë së saj dhe i

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten paketën e stimujve ekonomikë prej 2.2 trilionë dollarësh, më masivja në historinë amerikane, për

Papa Françesku mbajti sot një lutje speciale në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit duke i kërkuar Zotit përfundimin e pandemisë së koronav

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve që nga fillimi i

Ka shkuar në 795 numri i personave të prekur me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 14579.

Kryebashkiaku i New York-ut,, Bill de Blasio tha se njerëzit duhet të përgatiten të qëndrojnë të mbyllur deri në fund të majit.