Lëvizjet diplomatike për të izoluar qeverinë Maduro

26/03/2019 - 08:59

Qeveria Venezueliane në Karakas nën kontrollin e Presidentit Nikolas Maduro ka denoncuar si të paligjshme marrjen këtë javë të disa prej zyrave të saj diplomatike në Shtetet e Bashkuara nga përfaqësuesit e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido, i cili e ka deklaruar veten si udhëheqës të përkohshëm të vendit të pasur me naftë por të varfër ekonomikisht. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden, lëvizja nga ana e Shteteve të Bashkuara për të legjitimuar Guaidon dhe për izolimin e mëtejshëm të qeverisë së mjeruar të Maduros ka një precedent ligjor të kohëve të fundit dhe mund t’i japë opozitës një platformë legjitime për të autorizuar ndihmën ekonomike apo edhe për të bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake.

Përfaqësuesit e opozitës venezueliane, të udhëhequr nga Juan Guaido, hasën pak rezistencë kur morën dy ndërtesa që i përkisnin ministrisë së mbrojtjes të Venezuelës në Uashington dhe një ndërtesë konsullore në Nju Jork.

“Kjo ndërtesë ishte pushtuar në mënyrë të paligjshme nga zyrtarët e regjimit të Nicolas Maduros”, tha Gustavo Marcan me qeverinë e opozitës.

Presidenti Nicolas Maduro kishte pezulluar të 55 diplomatët venezuelianë në Shtetet e Bashkuara.

Por 12 vendosën të qëndrojnë dhe të mbështesin Guaidon, kreun e Asamblesë Kombëtare të vendit, i cili e shpalli veten president të përkohshëm pasi Maduro bllokoi kundërshtarët të kandidonin në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Uashingtoni tërhoqi diplomatët e tij nga Karakasi, duke parandaluar çdo potencial për hakmarrje ndaj zyrtarëve amerikanë, por forcat e sigurisë së Maduros këtë javë ndaluan shefin e stafit të Juan Guaidos, Roberto Marrero.

Ministria e jashtme e Venezuelës denoncoi marrjen nën kontroll të zyrave diplomatike si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Megjithatë qeveria e Juan Guaidos është njohur ligjërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore.

Dhe ka precedent historik të kohëve të fundit. Në vitin 2011, Presidenti Barack Obama transferoi kontrollin e pasurive diplomatike libiane në Shtetet e Bashkaura tek Këshilli Kombëtar Kalimtar, për të mbështetur përpjekjet për të rrëzuar udhëheqësin Muamar Gadafi.

Gaddafi u vra më vonë nga forcat e opozitës të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Ambasada e Venezuelës nuk është marrë ende nga opozita. Vonesa mund të jetë për shkak se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet e mundshme ligjore me një vend të tretë që vepron në emër të qeverisë Maduro.

“Në të gjitha gjasat, ka një fuqi mbrojtëse, që nënkupton se ka një shtet tjetër që Venezuela i ka besuar pronën dhe kontrollin e saj si një lloj kujdestarie. Shtetet e Bashkuara mund të negociojnë me atë shtet për të lehtësuar këtë transferim”, thotë analisti Scott Anderson me Institutin Brooking.

Me kontrollin e zyrave diplomatike në Shtetet e Bashkuara, opozita do të ketë një platformë më të ligjshme për të autorizuar dërgesat e ndihmave që deri tani janë bllokuar nga forcat e sigurimit të Maduros, apo madje të bëjë thirrje për ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar qeverinë Maduro.

“Ka mundësi që Shtetet e Bashkuara ose ndonjë qeveri tjetër të shqyrtojë me qeverinë e Guaidos autorizimin për një ndërhyrje ushtarake dhe kjo e fundit të thotë:” duam që Shtetet e Bashkuara të vijnë në Venezuelë dhe të na ndihmojnë të rivendosim kontrollin mbi shtetin tonë, sipas të drejtës sonë legjitime”, thotë Scott Anderson me Institutin Brooking.

Edhe pse Maduro mbetet në pushtet në Karakas, opozita tani do të flasë në emër të Venezuelës në Shtetet e Bashkuara … dhe së shpejti mund të kërkojë të përfaqësojë vendin në Kombet e Bashkuara dhe në forume të tjera ndërkombëtare./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lideri i partisë opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, është sulmuar nga një grup i cili protestont

Ukrainasit u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Gjenerali Eberhard Zorn, shefi i mbrojtjes në Gjermani, sheh Rusinë si kërcënimin më të madh të paqes në Europë.

Përgjaken Pashkët në Sri Lanka pas gjashtë shpërthimeve të njëpasnjëshme që ndodhën këtë të diel në të paktën tre kisha dhe në tre hotele

Brigadier Gjernerali i IRGC-së, Saeed Ghassemi, ka rrëfyer për herë të parë më 15 prill 2019 se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (

Turqia ka arrestuar dy të dyshuar për spiunimin e shtetasve arabë, për llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po heton nëse ardhja në

Një ditë pas vrasjes së gazetares irlandeze Lyra McKee, autoritetet kanë vënë në pranga dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohen si

Një baba çnjerëzor mbylli vajzën e tij të vogël në një kafaz dhe e fotografoi për t’ja treguar ish-gruas.