Liderët e G7 do të dhurojnë 1 miliard doza vaksinash në vendet e varfra

11/06/2021 - 10:26

Udhëheqësit e G7 do të zotohen të shpërndajnë një miliard doza të vaksinave Covid në vendet e varfra në samitin që hapet sot në Cornwall. Kjo u njoftua nga qeveria britanike që kryeson samitin. Qëllimi është që të “përfundojë pandeminë” në 2022, njoftoi Downing Street në një deklaratë, duke deklaruar se Londra do të dhurojë 100 milionë doza.

Kryeministri britanik tha se “si rezultat i suksesit të programit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, ne tani mund të ndajmë disa nga dozat tona të tepërta me ata që kanë nevojë për to. Duke vepruar kështu, ne do të bëjmë një hap masiv drejt mposhtjes së kësaj pandemie”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar të furnizojnë me 500 milionë vaksina Pfizer në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si edhe Bashkimin Afrikan.

"Dhurimet tona të vaksinave nuk përfshijnë presion për favorizime, ose lëshime të mundshme. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë", tha Biden.

Johnson tha se shpresonte që kolegët e tij udhëheqës në samitin, i cili fillon sot të “bëjnë premtime të ngjashme në mënyrë që, së bashku, të mund të vaksinojmë botën deri në fund të vitit të ardhshëm”.

Grupi i udhëheqësve të kombeve të pasura pritet të bjerë dakord për të siguruar një miliard doza të vaksinave të koronavirusit në një përpjekje kolektive për t’i dhënë fund pandemisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret më për persona nën 60 vjeç në Itali.

Një sulm me armë ka ndodhur në Austin të Teksasit mëngjesin e së shtunës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose k

Partia nacionaliste në pushtet në Hungari ka paraqitur një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar pol

Rreth 33,000 fëmijë tejet të kequshqyer në rajonin Tigray të Etiopisë janë në rrezik të lartë të vdekjes, ka thënë Agjencia për Fëmijë e

Udhëheqësit demokratë të Senatit kërkuan që ish-Prokurorët e Përgjithshëm Bill Barr dhe Jeff Session, të cilët kanë shërbyer gjatë admini

Më shumë se 90 për qind e rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe janë të variantit, Delta, i identifikuar fillimisht në Indi.

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar ditën e sotme një fabrikë të re përpunimi në Francë, ku do të prodhohet vaksina e Modernas për k

Varianti Delta i koronavirusit, apo lloji i virusit SARS-CoV-2 që u përhap nga India, po përbën rrezik për shëndetin e banorëve të Europë