Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-presidentin e SHBA, Donald Trump. Postimi përmban një fotografi të një njeriu që i ngjan ish-presidentit amerikan, duke luajtur golf dhe hija mbi të është e një aeroplani lufte ose një droni.

“Hakmarrja është e pashmangshme”, thuhet në postim. Sipas agjencisë BBC kjo duket të jetë një thirrje për sulm, si hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak iranian, vitin e kaluar. Gjenerali iranian, Qasem Soleimani u vra nga një dron amerikan në Bagdad një vit më parë.

Disa përdorues të Twitter-it kanë bërë thirrje që gjiganti i mediave sociale të pezullojë llogarinë e Ajatollah Khamenei.