23/02/2021 - 12:21
Virxhinia i ka dhënë fund dënimit me vdekje. FinanceYahoo shkruan se ligjvënësi e Virxhinias e miratuan vendimin ditën e djeshme. Vendimi është dërguar guvernatorit, Ralph Northam në mënyrë që ta nënshkruaj vendimin dhe të futet në fuqi.
“Gjatë historisë së gjatë të Virxhinias, ky Komonuelth ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo shtet tjetër. Dhe, si shumë shtete të tjera, Virginia ka qenë shumë afër ekzekutimit të një personi të pafajshëm. Është koha që të ndalojmë këtë makineri të vdekjes. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të siguruar që sistemi ynë i drejtësisë penale të jetë i drejtë për të gjithë”- tha Northam.
Virxhinia do të bëhet shteti i parë jugor që e ka shfuqëzuar këtë dënim dhe i 23-ti në të gjithë SHBA-së.
/portali DurresLajm/