Miliarderi i rrëmbyer i Tanzanisë, Mohammed Dewji, është liruar vetëm 10 ditë pasi u kap nga njerëz të armatosur në qytetin e Dar es Salaam.

"Unë jam kthyer në shtëpi i sigurt,"-tha miliarderi në një postim në Twitter nga llogaria e kompanisë së tij METL Group.

Nuk është e qartë nëse 43-vjeçari është liruar apo u paguan para për lënien e tij të lirë.

Dewji u rrëmbye nga persona të armatosur në Hotel Colosseum në fillim të 11 tetorit, ndërsa po shkonte në palestër për të bërë stërvitje.

Familja e tij kishte ofruar një shpërblim prej 440.000 dollarë për çdo informacionin që do çonte në shpëtimin e tij.

Sipas Forbes, Dewji ka një pasuri prej 1.5 miliardë dollarë dhe është miliarderi më i ri në Afrikë.

Kompania e tij, MeTL, prodhon tekstile, bluan miell, prodhon pije dhe vajra ushqimorë në të paktën gjashtë shtete afrikane.