Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u lirua sot pasi shleu dënimin me 20 ditë burg, ku u mbajt me akuzën për organizimin e një proteste të paligjshme muajin e kaluar.

Navalny u burgos për një muaj pas një proteste që ai organizoi më 28 janar, në shkelje të ligjeve strikte të Rusisë, që ndalojnë mbajtjen e eventeve publike pa autorizimin e organeve lokale.

Ai akuzoi autoritetet se e kishin burgosur për ta ndaluar zhvillimin e një proteste tjetër kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.

Por menjëherë sapo doli nga burgu, më 24 Shtator, Navalny u arrestua sërish, këtë herë për të shlyer një tjetër dënim, atë 20-ditor, që përfundoi ditën e sotme.

Lideri i opozitës në Rusi, ishte dënuar pikërisht për organizimin e një proteste në disa qytete ruse, për të kundërshtuar reformën e pensioneve, të propozuar nga Putin.