Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

“Lojëra” lufte në Egje, shpërthim i fuqishëm mbi ishujt grekë

01/03/2021 - 11:10

Vijon tensioni i lartë mes Greqisë dhe Turqisë. Që të dy vendet janë duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Egjeu.

Turqia është duke organizuar flotën e saj në veri të detit Egje, ndërsa grekët bashkë me francezët janë pozicionuar rreth Kretës, ndërkohë që në Aleksandropulos po stërviten bashkë me amerikanët.

Mediat greke raportojnë se sëfundmi mbi ishujt grekë Chios dhe Samos është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, i cili ka trembur mjaft banorët e zonës të cilët kanë telefonuar më pas policinë.

Siç raportohet, në momentin që u dëgjua shpërthimi në zonë kaluan dy avionë F-16 turq, të cilët tejkaluan shpejtësinë e zërit duke shkaktuar pikërisht shpërthimin në fjalë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Greqisë nuk ka dhënë ende asnjë informacion mbi këtë shpërthim që u dëgjua.

Egjeu Lindor është kthyer tashmë në një teatër ku aktorë të ndryshëm rajonalë por edhe botërore janë duke treguar forcën e tyre ushtarake për qëllime të ndryshme.

Ndërkohë që SHBA-të dhe Greqia kanë njoftuar kryerjen e një stërvitjeje të përbashkët në kuadër të NATO-s nën emrin “Defender Europe 21”, ku pritet angazhimi i më shumë se 140 helikopterëve dhe mijëra forcave ushtarake, në zonë po futet sërish Franca me armën e saj më të fuqishme detare, pikërisht aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”, raporton abcnews.al.

Mediat turke raportojnë se aeroplanmbajtësja franceze është nisur tashmë me 20 avionë të avancuar “Rafale” dhe do të pozicionohet për kryerjen e disa manovrave në Egjeun Lindor para se të kalojë në Detin e Kuq dhe më pas në Oqeanin Indian.

“Kjo është një mbështetje e hapur ndaj Greqisë dhe interesave të saj në rajon”, shkruan “Milliyet“, ndërsa thekson se edhe disa anije amerikane janë tashmë në zonë duke transportuar 146 helikopterë dhe forcat ushtarake që do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe në Aleksandropulos, 20 kilometra larg kufirit turk.

Ndërkohë, Turqia nga ana e saj ka nisur përgatitjet për stërvitjen detare në Egje duke angazhuar 28 anije dhe një numër të madh ushtarësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 476 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Agjencitë shëndetësore të SHBA rekomanduan të martën ndërprerjen e përkohshme të përdorimit të vaksinës me një dozë të vetme Johnson &amp

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fi

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 9.789 persona të infektuar, shumë më pak krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regji

Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë në mënyrë joproporcionale, sipas një raporti kthjellues të Amnesty Internation

Shifra të larta infektimesh janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, ku 15.746 persona kanë rezultur pozitivë me COVID-19.

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa m

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën